Gjermania: “Eksodi i kosovarëve, pasojë e një keqkuptimi”

НАЈНОВИ ВЕСТИ

bilkay-oeney-spd-Ministrja për integrim në qeverinë e Landit jugperëndimor gjerman, Baden-Württemberg, Bilkay Öney sa i takon valës së eksodit të muajve të kaluar nga Kosova në Gjermani ka thënë që emigrimi ilegal lidhet më një keqkuptim.
“Fakti se këtu gjatë shkurtit kanë ardhur numër shumë i madh i kosovarëve, lidhet para së gjithash me një keqkuptim: Njerëzit atje e kanë interpretuar reformën gjermane në fushë të azilit sikur çdo njeri që vjen në Gjermani si refugjat mund të qëndrojë këtu dhe pas tre muajve e fiton edhe të drejtën e punës. Ky, natyrisht që është interpretim i gabuar, i cili ndërkohë është korrigjuar si nga ana kosovare ashtu dhe nga ajo gjermane. Njerëzit tashmë e dinë: Kërkesa e tyre për azil në Gjermani nuk ka asnjë shans. Dhe, ky sqarim po jep fryte: Numrat e të ardhurve nga Kosova gjatë marsit, në krahasim me ata gjatë shkurtit ka shënuar një rënie prej 70 për qind”, ka thënë Önay në një intervistë dhënë gazetës “Badische Zeitung”./RTV21