Në Shtetet e Bashkuara të Amerikës martesa mes më shumë se dy personave është ilegale. Megjithatë, prej momentit kur Gjykata Supreme e vendit i dha dritën martesave mes pjesëtarëve të gjinisë së njejtë, tani në sipërfaqe ka dal një lëvizje e re, ajo e poligamisë.
Mbështetësit e këtyre komuniteteve theksojnë se nëse martesa nuk definohet më si bashkim mes një mashkulli dhe një femre, atëherë nuk duhet të kufizohet as si bashkësi mes dy personave.
Poligamia nuk është e lejuar në Shtetet e Bashkuara të Bashkuara, por anëtarët e kësaj lëvizje shpresojnë se kjo do të ndryshojë, pas lejimit të martesave mes pjesëtarëve të gjinisë së njëjtë.
Në qershor Gjykata Supreme legalizoi martesat mes pjesëtarëve të gjinisë së njejtë, duke e zgjeruar definicionin e martesës jashtë kornizës si martesë vetëm mes një femre dhe një mashkulli. Përkrahësit e poligamisë tani argumentojnë se martesa duhet të definohet si bashkim të më shumë se dy personave.
Ky argument po fiton gjithnjë e më shumë përkrahje. Një banor i shtetit federativ të Montanes para ca kohësh kërkoi legalizimin e martesës së tij me dy femra, duke theksuar se nëse lejohet martesa mes pjesëtarëve të gjinisë së njëjtë, atëherë duhet të pranohet edhe kërkesa e tij.
Para një dekade, vetëm pesë për qind e amerikanëve u shprehën në favor të poligamisë, ndërsa sot poligamia mbështetet nga 16 për qind e tyre./21Media
