Gjumin e bukurisë e mbështet shkenca

НАЈНОВИ ВЕСТИ

Ndonëse është përdoru si shprehje shpesh në komunikimin e përditshëm ‘Gjumi i bukurisë’ mund të duket si frazë përrallash. Por, shkenca e  ka dëshmuar këtë fakt falë një studimi të kryer s; fundi.
Pas një eksperimenti ku njerëzit u deprivuan nga gjumi për rreth 4 netë, studiuesit dolën në disa përfundmi që tregojnë rëndësinë e gjumit. Personave të përfshirë në studim iu morën mostrat e gjakut çdo mëngjes, për të vlerësuar  qelizat mononucleare të gjakut (PBMC). Këto  qeliza të gjakut luajnë një rol kyç në sistemin imunitar dhe aftësisë për të luftuar infeksionin.
Rezultatet treguan se vetëm një natë e privimit të pjesshëm të gjumit aktivizon ndryshime në strukturën e PBMCs. Në veçanti, këto struktura konsistojnë në një akumulim në rritje të dëmit, që në fund ndalon ose prish ciklin e qelizave.
Plakja biologjike është klasifikuar si shkalla në të cilën qelizat dhe organet përkeqësohen dhe trupi ynë  humbet disa funksione te caktuara. Duke dëmtuar qelizat, mungesa e gjumit mund të shkaktojë përkeqësim dhe plakja do të ndodhë shumë më shpejt se ajo do të vinte nëse gjumi do të bëhet i plotë.
Andaj shkencëtarët rekomandojnë të flini minimalisht 8 orë, që plakja të jetë me e bukur. /21MEDIA