Gjykata Speciale shumë shpejt do të procedohet në Kuvend dhe çështja pritet të përmbyllet gjatë qershorit. Kështu tha kryeministri Isa Mustafa në emisionin Argument Plus të RTV21.
Sipas tij Gjykata do ta pastronte luftën e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Kryeministri Mustafa, tha se mos votimi i Speciales nga ana e deputetëve do ta kthente Kosovën 16 vjet pas pasi që këtë të drejtë do ta marrë Organizata e Kombeve të Bashkuara.
Kryeministri pohoi se tashmë nga drafti për Gjykatën është hequr fjala gjenocid. Ai tha se është mire që të ndriçohen dyshimet të cilat janë ngritur dhe te përmbushet ky detyrim ndërkombëtar!/ 21MEDIA
