Godet dy këmbësorë ,njëri vdes

НАЈНОВИ ВЕСТИ

Të premtën në rrugën Magjistrale Merdarë – Prishtinë Podujevë raportohet se i dyshuari mashkull duke lëvizur me veturën e tipit Shkoda Oktavia, nga pakujdesia dhe mos përshtatja e shpejtësisë me kushtet e rrugës, ka goditur dy këmbësor- viktimat meshkuj K-Shqiptar dhe më pas është larguar nga vendi i ngjarjes.
Njoftohet se si pasojë e aksidentit viktimat kanë pësuar lëndime të rënda trupore dhe njëri prej tyre nga lëndimet e marra ka ndërruar jetë, ndërsa viktima tjetër është duke u trajtuar ne QKUK-Prishtine.
Vdekjen e viktimës e ka konstatuar mjeku kujdestar në vendin e ngjarjes. I dyshuari është arrestuar dhe me urdhër te prokurorit dërgohet në mbajtje ndërsa trupi i pa jetë dërgohet në Institutin e mjekësisë Ligjore për obduksion./21 Media/