Golden State Warriors është kampioni i NBA,pasi mbrëmë ata mposhten Clevelandin me rezultat 105-97 dhe me seri të fitoreve 4-2.
Dueli i fundit u mbyll me fitoren e Golden State 105-97 ndaj Cleveland duke i dhënë kështu fund përballjeve finale me rezultatin përfundimtar 4-2, shkruan SuperSport.
Lojtari më i mirë i finalave nuk u shpall as mbreti LeBron e as Curry por Andre Iguodala i Warriors që kishte si detyrë në këto duele të mbulonte LeBron James çka ja arriti më së miri.
Për Golden State ky është titulli i parë që pas vitit të largët 1975./21Media
