“Google” ndihmon refugjatët në Evropë

НАЈНОВИ ВЕСТИ

Të pasurit prej ditësh kanë ofruar ndihmën e tyre për refugjatët e vendeve të luftës, që u janë drejtuar Evropës për një jetë më të mirë. Të gjitha mediat flasin për krizën e refugjatëve, ku mijëra njerëz po ndërmarrin udhëtime të rrezikshme. Shumë organizata humanitare kanë dhënë ndihmën e tyre për këta njerëz. “Google” gjithashtu ka vendosur që t’iu vijë në ndihmë refugjatëve.
Gjiganti i kërkimit dhuroi 1.1 mln dollarë tek organizatat që merren me shpërndarjen e ushqimeve dhe kujdesen për shëndetin e refugjatëve. Kompania njoftoi gjithashtu se çdokush që viziton faqen “google.com/refugeerelief” mund të dhurojë një shumë prej 5, 10, 25, 100 ose 200 dollarë. Paratë e mbledhura do të shkojnë tek organizata të ndryshme humanitare, si “Save the Children”, UNHCR, etj.
“Google” nuk është e vetmja kompani teknologjike që po jep ndihmën e saj për refugjatët. “Uber” njoftoi më 9 shtator se po bashkëpunon me organizatën “Save the Children” në Britani, për të mbledhur donacione për fëmijët e refugjatëve. “Goldman Sachs” gjithashtu ka dhuruar 2 milionë paundë për refugjatët që kanë arritur në tokën evropiane.