Arsenali është i gatshëm të nënshkruaj me Mario Gotze pasi agjenti i tij kritikoj Bayern Munichun për mënyrën e trajtimit që i kanë bërë lojtarit.
Gotze, i cili është kërkuar shumë nga Arsenali para se t’i bashkohej Bayernit, ka ende kohë për të vendosur vetën si një yll i madh në klubin e Budesligës. Vloker Struth ka kritikuar Bayernin si dhe trajnerin Pep Guardiola për trajtimin e varfër që i kanë bërë Gotzeit duke thënë se ai ka nevojë për më shumë mbështetje. Komentet tronditëse kanë shfaqur se lojtari tani është në bisedime, dhe sipas ‘Daily Star’, Arsenali i është bashkuar Manchester United për lojtarin nga Gjermania. Edhe pse është e pamundur që ata të shesin Gotzein, lojtari është vlerësuar në të kaluar për një shumë që prek shifrën prej 49.6 milion funta.
