​Graqanica me kultivues të bimëve narkotike

НАЈНОВИ ВЕСТИ

Policia e Kosovës raporton se në bazë të urdhëresës së lëshuar nga gjykata është bërë kontrollimi i shtëpisë dhe lokaleve përcjellëse të dyshuarit mashkull K/Serb, me vendbanim në Graqanicë, të cilit gjatë kontrollit në oborrin e shtëpisë i janë gjetur dhe konfiskuar 35 bimë të llojit kanabis.
Në shtëpinë e të dyshuarit është gjetur dhe konfiskuar edhe një revole VZOR 50 me pesë fishek, e kalibrit 7.65 mm.
I dyshuari është arrestuar dhe i njëjti me urdhër të prokurorit është dërguar në mbajtje.