Gratë, mirënjohje ambasadorës Jacobson (FOTO)

НАЈНОВИ ВЕСТИ

Grupi i Grave Deputete, kryesuar nga znj. Blerta Deliu-Kodra, priti sot në një takim lamtumirës ambasadoren e SHBA-së në Kosovë, znj. Tracey Ann Jacobson.
“Në emër të grave deputete dua t’ju falënderoj për përkrahjen e vazhdueshme që si ambasadore, por edhe i gjithë stafi juaj, i ka dhënë fuqizimit të rolit të gruas në Kosovë, përkrahje e cila është dhënë direkt nga Ambasada amerikane, apo përmes projekteve të USAID-it dhe NDI-is, të cilat vazhdojnë të jenë partnerë të fuqishëm për avancimin e gruas.
GGD-ja është grup gjithëpërfshirës i të gjitha grupeve parlamentare dhe komuniteteve, grup i cili ka arritur që për çështje me interes për gruan t’i tejkalojë dallimet politike,etnike e religjioze.
Ambasadorja Jacobson tha se e vlerëson lart punën e Grupit të Grave, si grup gjithëpërfshirës, i cili është zë i fuqishëm për gruan dhe demokracinë, për mirëqenien e gruas, t ëfëmijëve dhe zhvillimin e vendit.
Në takim deputetet shprehën fjalë falënderimi edhe për përkrahjen e përhershme që SHBA-ja i ka dhënë dhe i jep Kosovës.
Në përfundim të takimit, znj. Blerta Deliu- Kodra në emër të GGD-ës i dha ambasadores Jacobson një mirënjohje për kontributin e palodhshëm që ka dhënë për të drejtat e grave dhe rritjen e pjesëmarrjes së tyre efektive në jetën shoqërore e politike në Kosovë.
jacobson 2
jacobson I