Grekët dhe turistët ikin, radhë të gjata në kufi

НАЈНОВИ ВЕСТИ

Kriza në Greqi ka shtuar radhët e pritjes së makinave të shtetasve grek që i’a mësyejnë Maqedonisë, Serbisë, por edhe vende tjera të rajonit.
Kaosi dhe paniku i krijuar në Greqi nga kriza ka bërë që grekët të braktisin vendin e tyre apo të dalin në territorin e vendit fqinj për tu furnizuar me ushqime dhe gjësende të tjera të nevojshme.
Në vendkalimin kufitar Bogorodicë në jug të vendit janë regjistruar radhë të gjata të makinave nga kufiri grek.
Por radhët e gjata janë shkaktuar edhe nga turistët që po braktisin vendin.
Disa agjenci të rajonit dhe të vendeve evroperëndimore kanë informuar se shumë turistë kanë ndërprerë pushimet e prenotuara dhe se po largohen nga bregdeti grek, për shkak të situatës së paqartë dhe krizës së thelluar, e cila po reflektohet edhe me mungesë të ushqimeve në disa dyqane, mungesë të karburanteve dhe shërbime tjera.