Në Referendumin historik në të cilin u vendos për fatin e Greqisë dhe popullit të saj, qytetarët ishin bindshëm për opsionin JO *oxi( madje 61 për qind e tyre.
Kështu pjesa më e madhe e votuesve ka hedhur poshtë masat e mëtejme të kursimit e me to edhe ndihmën financiare të kreditorëve të jashtëm.
Athina sonte ishte në festë të madhe popullore duke kremtuar, sipas tyre fitoren e “oxave”, duke dëshmuar se janë të rreshtuar pas kryeministrit të vendit të tyre duke thënë se janë të gatshëm për çdo gjë por jo për të shtërnguar rripin sipas masës së BE-së.
Kryeministri grek Aleksisi Cipras ka deklaruar sonte se “JO”-ja greke nuk don të thotë se e hjedhim euron si gonetë e as që do të dalim nga BE-ja, por do të vazhdojmë negociatat por në kushte tani të reja”…
Ky ishte referendumi i parë i Greqisë pas rreth 40 vitesh, por një nga më të rëndësishmit në historinë e saj, pasi do të jetë vendimtar për zhvillimet politiko-ekonomike të vendit, të cilat në 6 vitet e fundit kanë qenë një problem i madh edhe për BE-në.
Mbarimi i programit të ndihmës për Greqinë, të martën e kaluar; bankat e mbyllura, limiti i tërheqjes nga ATM-të deri në 60 euro; frika e shkaktuar nga disa publikime për taksë kolosale mbi depozitat, presionet e shtypit vendas dhe të huaj, deklaratat e udhëheqësve evropianë, siç shkruan Tch, janë padyshim faktorë të rëndësishëm, që mund të ndikojnë në vendimin e grekëve për të dhënë përgjigjen pozitive apo negative ndaj masave, që propozojnë huadhënësit.
