Greqi: S' ka letër, gazetat reduktojnë faqet

НАЈНОВИ ВЕСТИ

Kriza e borxhit në Greqi ka goditur edhe shtypin në Greqi, pasi që gazetat dhe revistat janë të detyruara të reduktojnë numrin e faqeve, për shkak të mungesës së letrës, si rezultat i kontrollit të kapitalit nga ana e Qeverisë.
Mediet e shkruara në Greqi, të cilat kanë qasje të kufizuara në mjetet e tyre nëpër banka, gjë që po ju pamundëson atyre që të importojnë sasinë e zakonshme të letrës, janë detyruar të reduktojnë numrin e faqeve të botimeve të tyre, me qëllim që të shfrytëzojnë më gjatë sasinë e letrës që ju ka mbetur në dispozicion, kanë konfirmuar sot disa burime në Greqi.
Një nga revistat më të vjetra në Kretë, Patris, më 29 qershor u desh të përgjysmojë numrin e faqeve nga 64 në 32, menjëherë pas hyrjes në fuqi të vendimit të qeverisë së Greqisë për të vendosur kontrollin mbi qarkullimin e kapitalit, për të parandaluar kolapsin e bankave.
Transferi i parave në botën e jashtme, e me këtë edhe pagesat, nuk janë të mundshme pa një leje të veçantë të ministrisë së financave.
Edhe gazetat me tirazh kombëtar kanë reduktuar gjatë ditëve të fundit numrin e faqeve. Kështu, gazeta me tirazhin më të madh, Ta Nea, ka reduktuar gjatë javës numrin e faqeve nga 48 në 32, përderisa pritet që bankat të qëndrojnë të mbyllura së paku deri të martën./ 21 Media