Greqi: Shpëtohen 117 emigrantë

НАЈНОВИ ВЕСТИ

117 emigrantë janë shpëtuar ishullin perëndimor të Greqisë, Zante, pasi anija e tyre po përmbysej pak para se të mbërrinte në bregdetin grek, raporton Independent.
Autoritetet greke lansuan menjëherë një aksion shpëtimi pasi pranuan thirrjen emergjente.
Një varkë shpëtimi i transferoi pasagjerët në një anije, e cila me vonë i barti ata drejt ishullit kryesor në perëndim të Greqisë.
Ndërkaq, shifrat tregojnë se dhjetëra mijëra emigrantë kanë kaluar përmes Greqisë vetëm këtë vit, kryesisht përmes Ishullit Aegean, dhe kryesisht vinin nga bregdetet më të afërta turke.
Ndërsa, autoritetet greke kanë apeluar për ndihmë nga BE-ja në mënyrë që t’i përballojnë fluksit të madh të migrantëve