Greqia dështoi në pagesën e borxheve

НАЈНОВИ ВЕСТИ

Greqia ka rënë në krizë të thellë financiare, pasi programi i ndihmës, në të cilin është mbështetur për pesë vjet, ka skaduar mesnatën e 30 qershorit. Qeveria greke po ashtu nuk ka arritur t’i shlyejë borxhin Fondit Monetar Ndërkombëtar, në vlerë prej 1.6 miliard eurosh. Rrjedhimisht, Greqia është bërë vendi i parë i zhvilluar që dështon t’i paguajë këstet FMN-së. Zëdhënësi i FMN-së, ka thënë se FMN ka marrë kërkesën e Greqisë për t’i zgjatur afatin e pagesës dhe se ajo do t’i shkojë bordit “në kohën e duhur”. Dështimi për të paguar borxhet mund të çojë në daljen e Greqisë nga Eurozona./21Media