Greqia do të ketë nevojë për 74 miliardë euro mjete shtesë, kanë vlerësuar Komisioni i Evropës, Fondi Monetar Ndërkombëtar dhe Banka Qendrore e Evropës, pa vlerësimit të kërkesës së re gre për një pako të re të ndihmave, shkroi sot gazeta Uoll Strit Zhurnal.
Duke cituar deklaratat e tre zyrtarëve evropianë, gazeta theksoi se nga 74 miliardë euro, 16 miliardë do të mund ti siguronte Fondi Monetar Ndërkombëtarë, nëse ky institucion vendos të përfshihet në programin e ri të ndihmave për Greqinë.
Një burim tjetër evropian tha se pjesa tjetër e mjeteve do të mund të siguroheshin me ndihmën e shitjes së letrave me vlerë të Greqisë në tregjet ndërkombëtare të borxhit./21Media
