Greqia ka organizuar kot referendumin, Cipras pranon të gjitha kushtet

НАЈНОВИ ВЕСТИ

Kryeministri i Greqisë, Aleksis Cipras, është gjunjëzuar para kushteve të kreditorëve ndërkombëtar dhe ka pranuar pothuajse të gjitha masat, të cilat i ka kritikuar ashpër deri me tani. Pakoja e re e masave, e shkruar në 13 faqe, të cilën qeveria greke ja dorëzoi euro-grupit, pranon kërkesat e kreditorëve ndërkombëtarë që Athina të rris tatimet dhe të zvogëlojë shpenzimet shtetërore për pensione.
Në shkëmbim, Greqia pret 53.5 miliardë euro, me të cilat deri në fund të vitit 2018 do të mbulonte obligimet për shlyerjen e borxheve.
Në këtë mënyrë qeveria greke ka pranuar kërkesat që kishte refuzuar më herët, duke vendosur kategori të ndryshme të mallrave dhe të shërbimeve në nivel më të lartë tatimor.
Qeveria e Greqisë gjithashtu është obliguar që deri në fund të tetorit të kumtojë datat se kur do të shpall tenderët për privatizimin e hekurudhave dhe të porteve në Pirej dhe Selanik.
Gjithashtu do të ndërmerren hapa edhe për privatizimin e aeroporteve rajonale dhe për shitjen e aksioneve shtetërore në telekomin grek. Krahas kësaj Athina ka propozuar edhe reduktimin e buxhetit për mbrojtje.
Dokumenti përmban edhe kërkesat e kreditorëve për rritjen e tatimit në vlerën e shtuar dhe zvogëlimin e mjeteve për pensione./21Media