Greqia propozon marrëveshje në momentet e fundit

НАЈНОВИ ВЕСТИ

Greqia i ka dërguar Mekanizmit Evropian për Stabilitet (ESM), një projekt-marrëveshje dy-vjeçare për të ndihmuar në arritjen e marrëveshjes me kreditorët ndërkombëtarë në momentet e fundit.
Përndryshe, Mekanizmi Evropian për Stabilitet (ESM) është strukturë e përhershme e përbashkët për financimin e vendeve të eurozonës që kanë vështirësi financiare.
Nga zyra e Kryeministrit të Greqisë, thanë se Athina është ende në tryezën e bisedimeve.
Theksohet se qeveria greke do të vazhdojë në kërkim të një zgjidhje të qëndrueshme në kuadër të monedhes së përbashkët-euro.
“Qeveria greke sot ka propozuar një marrëveshje dy-vjeçare në mënyrë që të përmbushë plotësisht nevojat financiare dhe do të rikonstruktojë borxhet”, thuhet në deklaratë,transmeton AA.
Në deklaratë gjithashtu thuhet se, në rast të një marrëveshjeje të pavolitshme në mes të dy palëve, në referendumin e të dielës, qytetarët mund të votojnë kundër marrëveshjes me huadhënësit ndërkombëtarë./21Media