Greqia rihap bankat për pensionistë

НАЈНОВИ ВЕСТИ

Ministria e financave e Greqisë thotë se 1 mijë degë të bankave do të hapen nesër për tu kujdesur për pensionistët të cilët nuk i përdorin kartelat për t’i tërhequr pensionet e tyre nga automatet bankare. Pritet që për qëllime të tjera, bankat do të mbesin të mbyllura deri më 6 korrik, si pjesë e masave të kontrollit të kapitalit të cilën e ka imponuar qeveria për parandalimin e shkatërrimit të sistemit bankar. Greqia sot formalisht hynë në falimentim për obligimet e veta ndaj Fondit Monetar Ndërkombëtar, derisa po ashtu sot, kalon ndihma kreditore ekzistuese nga FMN-ja dhe Bashkimi Evropian. Deri në mesnatë, Greqia duhet ta paguaj borxhin prej 1.8 miliardë euro për FMN-në./21Media