Gruevski: Kriza politike është zgjidhur

НАЈНОВИ ВЕСТИ

Zgjedhje të parakohshme parlamentare në Maqedoni do të mbahen më 24 prill të vitit të ardhshëm. Njëqind ditë para zgjedhjeve, VMRO-DPMNE do të nominojë kryeministër të përkohshëm, që do të jetë zgjidhje sistemore edhe për të gjitha zgjedhjet e ardhshme. LSDM kthehet në Parlament më 1 shtator dhe do të propozojë ministër teknik të Punëve të Brendshme, ndërkaq do të zgjidhet edhe prokuror i ri publik.
Kryeministri Nikolla Gruevski, duke e prezantuar marrëveshjen e arritur në takimin disaorësh të liderëve partiak me ndërmjetësim të eurokomisarit për zgjerim Johanes Han deklaroi se kriza politike në Maqedoni është zgjidhur, negociatat përfunduan me sukses me marrëveshje për zgjedhje dhe se ai është i kënaqur me marrëveshjen e arritur.
“Kriza politike në Maqedoni është zgjidhur, perspektivat evropiane të Republikës së Maqedonisë mbeten të hapura, ndërsa ekonomia lirohet nga prangat e imponuara nga kriza politike dhe do të vazhdojë të rritet, që do të thotë vende të reja të punës dhe investime të reja”, tha Gruevski, duke i falënderuar të gjithë të cilët ndihmuan në tërë procesin, para së gjithash përfaqësuesit e BE-së, SHBA-së, tre eurodeputetë dhe posaçërisht komisarin Han.