“Grupi i Llapit” sërish në Gjykatë

НАЈНОВИ ВЕСТИ

Grupi i “Llapit” u paraqit sot para Gjykatës së Apelit ku po shqyrtohet ankesa e tyre bërë në këtë gjykatë. Mbrojtja pretendon në ankesat e saj se Latif Gashit, Rrustem Mustafës e Nazif Mehmetit iu është mohuar e drejta për një gjykim fer, dhe aktgjykimi i shkallës së parë nuk ka vërtetuar në mënyrë të drejët gjendjen faktike kur këtyre të pandehurve u ka shqiptuar dënimin me burgim Latif Gashit prje 6 vjet Rrustem Mustafës 4 e Nazif Mehmetit 3 vjet burgim.
Para 13 vjetësh, deputeti aktual i Kuvendit të Kosovës, Latif Gashi, ishte arrestuar nën akuzat për “Krime të luftës në zonën e Llapit”, ndërsa sit ai sërish do të ulet në bankën e të akuzuarve.
tin..
Së bashku me deputetin tjetër, Rrustem Mustafa, dhe me punonjësin e PTK-së, Nazif Mehmeti, Gashi u paraqitën në Gjykatën e Apelit ku u mbajt seanca e shkallës së dytë për herë të tretë.
Mbrojtja e Latif Gashit, avokati Mexhit Syla, tha se pas dy vjetësh të shpalljes së aktgjykimit dënues për Gashin, Mustafën e Mehmetin, për të mërkurën janë ftuar palët, ku do të diskutohen ankesat e mbrojtjes ndaj vendimit të shkallës së parë.
Avokati Syla këekoi sçarim për zhdukjen e ditarit të klinetit të tij Latif Gashit të cilën e ka pasur si masë mbrojtëse.
Me vendimin e shkallës së parë, të shqiptuar në qershor të vitit 2013, Latif Gashi qe dënuar me gjashtë vjet burgim, Rrustem Mustafa me katër vjet heqje lirie, derisa Nazif Mehmeti me tri vjet. Në seancën që u mbajt në Gjykatën e Apelit për rastin e njohur si “Grupi i Llapit”, avokatët kanë kërkuar aktgjykim lirues ndaj të mbrojturve të tyre.
Mexhit Syla dhe Bajram Tmava – avokatë mbrojtës të deputetit Latif Gashi, gjatë arsyetimit të ankesave të tyre para trupit gjykues, ata kërkuan që kolegji i shkallës së dytë ta ndryshojë aktgjykimin e shkallës së parë dhe ndaj të mbrojturit të tyre të shpallin aktgjykim lirues.
Tre të pandehurit gjatë luftës mbanin pozita komanduese në Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës . Latif Gashi njihej me nofkën Lata, Nazif Mehmeti me nofkën Nazi dhe Rustem Mustafa me nofkën Remi. Sipas aktakuzës, që nga gushti 1998 deri në prill 1999, ata kishin pasur dijeni për qendrat e ndalimit në vendet Bajgorë, Llapashticë, Majac, Potok dhe Koliq. Në këto qendra ishin ndaluar civilë shqiptarë me arsyetime se janë kolaboracionistë të pushtetit serb. Në këto qendra, të pandehurit së bashku me persona të tjerë të panjohur, akuzohen se kanë ndaluar, torturuar, keqtrajtuar dhe rrahur në mënyrën me çnjerëzore civilë shqiptarë. Në qershor të vitit 2013 Gjykata Themelore në Prishtinë i shpalli fajtorë për krime të luftës. Latif Gashi gjatë luftës ishte udhëheqës i shërbimit informativ ushtarak; Rustem Mustafa në kohën e luftës ka qenë komandant i Zonës së Llapit dhe Nazif Mehmeti gjatë luftës ishte ushtrues detyre i komandantit të Policisë Ushtarake./ 21 Media