Trajneri i Bayern Munchen, Pep Guardiola ka deklaruar se ai nuk do te jete pengesë e një transferimi te mundshëm të Bastian Schweinsteiger te ManchesterUnited.
Manchester ka shprehur interesim te vazhdueshëm për mesfushorin gjerman, por deri me tani e ardhmja e tij është ende e pavendosur.
Pep ka deklaruar se do ishte i kënaqur qe fituesi i Kupës Botërore te mbetej ne Mynih.
“Sigurisht qe Bastian është ne planet e mija për sezonin e ardhshëm,” ka thënë ai. ” Por , ai duhet te vendosë. ” Nëse Schweini dëshiron te qëndroj këtu, kjo do ishte perfekte. Ai është lojtar klasi.”
Ditë me parë Basti kishte deklaruar se shpreson të fitoj titullin e katërt radhazi ne Bundës Ligë, gjë qe la te nënkuptohej se dëshira e tij është te mbetet në Bayern Munchen.
