Hahn nuk vjen në Shkup, gjasat e pakta për marrëveshje

НАЈНОВИ ВЕСТИ

Eurokomisioneri për zgjerim i BE-së, Johannes Hahn të hënën pritet të mos udhëtojë në Shkup, informon A1on.
Sipas këtij portali, Hahn nuk do të ketë mundësi të jetë i pranishëm në takimin e caktuar të liderëve të katër partive politike për të hënën në Shkup, por ai sipas zyrës së tij është në dispozicion për të mbështetur palët për arritjen e një zgjidhje, transmeton INA.
“Komisionieri nuk do të jetë i pranishëm në takim, por mbetet në kontakt me palët dhe ai do ti lë të hapura kanalet e komunikimit”, deklaroi Maja Kocijancic, zëdhënëse e kabinetit të tij.
Jozyrtarisht mësohet se edhe në takimin e së hënës palët vështirë do të arrijnë marrëveshje, për shkak të qëndrimeve diametralisht të kundërta dhe se pikërisht ky pozicion ka bërë që Hahn të mos udhëtoj drejt Shkupit, për shkak të mundësisë së dështimit të negociatave dhe të imazhit të tij si negociator.
Edhe disa nga mediat maqedonase kanë raportuar se gjasat për marrëveshje janë të vogla për shkak se VMRO-DPMNE dhe LSDM nuk kanë përafruar qëndrimet dhe se Nikola Gruevski ka paralajmëruar se nuk tërhiqet nga posti i kryeministrit.