Eurokomisioneri për zgjerim Johannes Hahn javën tjetër do të vjen në Shkup. Kjo është komunikuar sot nga zyra e tij në Bruksel.
Ardhja e tij në Shkup do të jetë për shkak të ashpërsimit të krizës politike dhe dështimit të negociatave për zgjidhjen e krizës politike. Po ashtu ishte Hahn që arriti marrëveshjen e 2 qershorit në rezidencën e BE-së në Shkup, e cila tashmë është e rrënuar.
Nga kabineti i eurokomisionerit Hahn ka theksuar theksuar se negociatat në Maqedoni tashmë janë në një fazë kritike dhe se apelohet për konstruktivtet dhe përgjegjësi për të arritur një kompromis midis palëve politike. Marrëveshja e arritur midis katër liderëve të partive kryesore ishte që të organizohen zgjedhje të parakohshme në prill të 2014.
