Vrasja makabër e dy turistëve nga Cekia në Shqipëri, ka filluar të shkaktojë reagime të opinionit public shqiptar. Njeri prej tyre është I analistit Halil Matoshi, I cili në faqen e tij në Facebook ka shkruar:
Indinjohem dhe protestoj!!!
Protestoj si shqiptar etnik dhe si shtetas i Republikes se Kosoves; Protestoj si qytetar dhe njeri… Vrasja mizore prej shqiptaresh e dy turisteve (te rinjeve nga Republika Ceke) te ban me u nie i vogel, i pashprese, i coroditun, pa dite kujt me iu drejtue e ke me e perbuze!?
E trishtueshme!
Ni Qeveri minimalisht normale s’kish me lane guri pa rrotullue per me i zane kriminelet me i sjell para drejtesise dhe me organizu ni marsh milionesh ne Tirane per me protestue kunder plangprishesve qe po e poshtnojne e po ia qesin faqen e zeze perdite Shqipnise…!!!
Ky marsh reflektimi i duhet vendit Edi Rama, e jo etnonacionalismi turbofolk dhe mujshia egershene nderpartiake ne Shqipni…
Po qe do, kur klasa politike ka tjera halle, pasunimin nga zyret publike, pushtetin personal e jo modernizimin e shtetit dhe emancipimin e shoqnise shqiptare!
Pse turren e hiqen si patriote shqipatret kur te papenguem shetisin te lire vrases mizore, keso fundrrinash te shoqnise, qe zbarkojne nga shpellat ne plazhet e qytetet e Shgipnise se mjere, nen kercenimin e hajduteve dhe cubave…
