(E plotësuar)Deputeti i Parëtisë për Veprim në Kuvendin e Serbisë, Riza Halimi ka vizituar qytetarët që po presin në pikë-kalimin Mutivod. Ai ka thënë se ka marr premtimin se të gjithë autobusët do të lejohen të hyjnë në Serbi.
Hami tha se ka njoftuar Ambasadën e ShBA-së dhe ambasadorin e Kosovës në Beograd me atë që po ndodh në këtë pikë-kalim dhe ka marrë premtim se gjithë autobusët do të kalojnë pikën kufitare.
———–
Pas 30 minuta Jonuz Musliu e Leme Xhema vendosin se a do të shkohet në zgjedhje në Medvegjë apo do të bojkotohet ato.
Kështu ka thënë Leme Xhema, e cila ka shtuar se për 30 minuta do të konfirmojnë se a do të lirohen 20 autobusët të kalojnë pikë kufitare apo jo dhe në rast se nuk zgjidhet asgjë, atëherë Musliu dhe Xhema do të dalin me një vendim se a do të shkohet në zgjedhje apo do të bojkotohen.
