Haliti, të hetohet çështja e trajtimit të Edis Kurajës në QKUK

НАЈНОВИ ВЕСТИ

Deputetët e Kuvendit të Kosovës kanë diskutuar edhe për shëndetësinë në vend ku opozitarët kanë drejtuar akuza ndaj ministrit për siç thanë ata gjendjen e keqe në shëndetësi.
Ministri Imet Rrahmani ka sugjeruar të gjithë ata që kanë fakte t’i drejtohen prokurorisë.
Por nënkryetari i Kuvendit dhe deputeti nga PDK-ja Xhavit Haliti ka përmendur rastin e basketbollistit Edis Kuraja, për gjendjen e të cilit sipas Halitit dikush duhet të japë përgjegjësi.
Haliti i ka kërkuar ministrit që të hetojë këtë çështje pasi që sipas tij, Kuraja nuk është trajtuar si duhet në QKUK.