Han nuk udhëton për Bruksel, bisedimet vazhdojnë sot

НАЈНОВИ ВЕСТИ

Eurokomesari Johanes Han pasi u nis për tu larguar nga rezidenca e BE-së në Shkup, por sërish u kthye pas, njofton “Zhurnal”.
Nuk ka asnjë informacion pse Han arriti deri te makina që e priste para rezidencës, dhe pastaj u kthye sërish pas.
Han duhej të fluturonte për në Bruksel me aeroplanin që fluturonte nga aeroporti i Shkupit në orën 00.10 minuta, por kjo nuk ndodhi. Ai pritet të japë deklaratë, por që nga njoftimi i tij se do të ketë deklaratë në orën 23.20 minuta, një gjë e tillë ende nuk ka ndodhur.
Paraprakisht nga rezidenca janë larguar tre deputetët e BE-së, Vajgel, Kukan dhe Hovit.
Siç u raportua gjatë gjithë ditës, që prej fillimit të bisedimeve dihej se palët janë shumë larg marrëveshjes dhe me dallime të mëdha për shumë çështje kyçe. LSDM kërkon të udhëheqë ministrinë e brendshme, ndërsa Prokurori Publik të zgjidhet me konsensus.
Sot është diskutuar rreth një propozimi që Ministri i Brendshëm të zgjidhet me konsensus mes VMRO-së dhe LSDM-së, që është refuzuar nga opozita.
Qarqe diplomatike ne Shkup pohojne se bisedimet e filluara te lidereve do te vazhdojne, sot.