Hapet panairi i lojërave kompjuterike Gamescom në Gjermani

НАЈНОВИ ВЕСТИ

Panairi argëtues, Gamescom 2015 ku prezantohen lojërat interaktive kompjuterike i cili në Gjermani njihet si panairi më i madh në botë në fushën e tij, ka hapur dyert për vizitorët në qytetin Köln të Gjermanisë.
Në panairin ku marrin pjesë afërsisht 800 kompani nga 45 vende të botës këtë vit për herë të parë ndodhet edhe stenda e Turqisë.
Në panairin i cili këtë vit zhvillohet për të 7-ën herë, ka një dyndje nga personat kuriozë të lojërave kompjuterike si dhe gjithashtu panairi tërheq vëmendjen edhe me veshjet që përfaqësojnë karakteret interesnate.
Në panairin ku prezantohen lojërat kompjuterike dhe ato interaktive marrin pjesë kompani si Microsoft, Sony, Electronic Arts, Konami, Nintendo, Sega dhe Warner Bros të cilët prezantojnë për publikun sistemet e reja të lojërave. Pritet që panairi të vizitohet nga afërsisht 300 mijë vizitorë.
Lojërat FIFA, Need for Speed, Star Wars – Battlefront, Fallout 4, Maifa 3 dhe Arena of Fate e Crytek janë lojërat që kanë tërhequr më shumë vëmendje në panair.