Hapet panairi i OJQ-ve

НАЈНОВИ ВЕСТИ

​Më shumë se njëzet organizata ishin pjesë e panairit të organizatave joqeveritare në sheshin “Zahir Pajaziti”, ku u tha se ky panair është një mundësi ideale për të gjithë qytetarët që të njoftohen me punën dhe aktivitetin e të gjitha organizatave që janë prezentë.
Panairi është përkrahur nga Bashkimi Evropian dhe nga Ambasada Daneze në Prishtinë. Sipas Learta Hollaj, nga Instituti për Politika Zhvillimore, panaire të tilla janë mbajtur edhe në qytet e tjera në Kosovë si në Gjakovë, Mitrovicë, Ferizaj, Pejë dhe Prizren.
“Qëllimi i gjithë projektit fillimisht ka qenë për zbatimin e strategjisë për përmirësimin e marrëdhënieve ndërmjet shoqërisë civile dhe qeverisë dhe ne kemi menduar që komponent shumë e rëndësishme në ketë fushë edhe organizimi i panaireve të tilla ku i jepet mundësi organizatave që kohë pas kohe mbase edhe na sulmojnë për mungesë transparence apo për faktin që bëjmë edhe çfarë merremi. Sot është një mundësi ideale për të gjithë qytetarët, për të gjithë të interesuarit të vinë dhe të njoftohen me punën dhe akti vitetin tonë dhe të gjitha organizatave që janë prezente”, tha Hallaj.
Sipas saj, ky është një projekt që e zbatojnë në bashkëpunim me përkrahjen e të gjitha organizatave që kanë qenë prezente në qytetet e tjera po edhe në Prishtinë.
“Në fakt internimi është më i lart se sa që e kemi prit. Vlen të cekim që në kuadër të këtij projekti kemi arritur që të kuptojmë që kemi me shumë se 1500 organizata që deklarohen si aktive në vend. Pjesëmarrja e tyre në fakt nëse e marrim në proporcion me numrin sa kemi organizata është e vogël por që prapë se prapë duhet që mos të harrojmë një element që jo të gjitha organizatat janë organizata të mëdha apo janë organizata që kanë shumë matreiale për të promovuar sepse edhe pjesëmarrja në një panair kërko n dhe ka implikime të kostove”, tha ajo.
Edhe Donjet Kelmendi, nga koalicioni i OJQ-ve për mbrojtjen e fëmijëve e ka vlerësuar si shumë pozitive hapjen e panairit të OJQ-ve.
“Është një iniciativë shumë e mirë për arsye sepse është një mundësi e mirë edhe për qytetarët e komunës së Prishtinës, por edhe të tjerë të cilët janë në Prishtinë që të vinë nga komunat e tjera që të njoftohen më shumë me punën e organizatave joqeveritare, pavarësisht nga fushat të cilat punojnë ato”, tha Kelmendi.
Ajo tha se duhet të ketë edhe më shpesh iniciativa dhe panaire të tilla në mënyrë që qytetaret të informohen më hollësisht për punën e OJQ-ve në vendin tonë. V.Rashiti