Kryetari i AAk-s♪7 Ramush Haradinaj përmes një kumtese ka sqaruar se “çmon lartë angazhimin dhe interesimin e SHBA-së dhe të Presidentit Amerikan Barack Obama, për Kosovën, në këtë kuadër edhe deklarimet e fundit për marrëveshjet e Kosovës me Serbinë dhe Malin e Zi.
Unë besoj fuqishëm se deklarimi i Presidentit Obama për Demarkacionin, është mbështetje e një procesi të rëndësishëm për Kosovën, ashtu siç ka ndodhun në vazhdimsi, dhe nuk e besoj që kjo mbështetje nënkupton përjashtimin e mundësisë së korrigjimit të gabimeve që kanë ndodhur në këtë proces. Kjo është ajo që kam kërkuar e për çfarë, besoj ta kemi edhe mbështetjen e Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Unë, AAK dhe i gjithë populli i Kosovës, do t’i jemi përjetë mirënjohës Shteteve të Bashkuara, për mbështetjen e parezervë e të vazhdueshme për lirinë, pavarësinë dhe prosperitetin e Kosovës.
Njëkohësisht shpreh indinjatën time të thellë me një fushatë të pistë propagandistike, ku disa media po provojnë që me çdo kusht të krijojnë përceptim të keq për mua dhe Aleancën, në rastin konkret, madje edhe duke e shfrytëzuar një përgjigje timen në pyetjën e një gazetari, për demarkacionin, e për ta shitur atë si kundërpërgjigje timen ndaj Presidentit Obama”, thuhet në sqarimin e z. Haradinaj.
