Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, u ka bërë thirrje delegatëve prezent në Kuvendin e 7-të zgjedhor të AAK-së, që të punojnë me shpirt në tri shtyllat që më së shumti sipas tij, po ngec Kosova. Ai porositi delegatët të punojnë në rend dhe ligj, të punojnë pa dallim përkatësie, si dhe në ekonomi për krijim të vendeve të punës, si një ndër ngecjet më të mëdha në vend. Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës pritet që edhe një herë ta rikonfirmojë Ramush Haradinajn kryetar të këtij subjekti politik./21Media
