Ndihmëssekretarja amerikane e shtetit, Victoria Nuland, ka takuar sot edhe kreun e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinajn.
Lajmin për këtë takim e ka bërë publik vet kreu i AAK-së, por nuk ka dhënë më shumë detaje.
“Sot, pata nderin të pres në takim, Ndihmës Sekretaren amerikane të Shtetit, Victoria Nuland. Mirënjohje dhe respekt për punën dhe angazhimin e znj. Nuland. Mirënjohje dhe respekt për SHBA-të”, ka shkruar Haradinaj, në profilin e tij në Facebook.
Duket se Nuland e njeh vetëm Haradinaj për lider të opozitës, pasi që përvec tij nuk i ka takuar zyrtarët e dy partive tjerë opozitare, Vetëvendosje dhe Nisma.
