Stacion – Qendra për Art Bashkëkohor Prishtinë ka kënaqësinë të njoftoj se kolektivi Haveit (Arbërore Sylaj, Hana Qena, Alketa Sylaj dhe Vesa Qena) është zgjedhur për një rezidencë artistike në Vjenë, Austri, që do të mbahet në vitin 2016, në kuadër të projektit WEST BALKAN CALLING.
Stacion – Qendra për Art Bashkëkohor Prishtinë ka propozuar dhjetë artistë / kolektivë nga Kosova për rezidencë artistike në Austri, nga të cilat juria ka vendosur të ftojë Haveit. Takimi i Jurisë u zhvillua në fillim të shtatorit në Vjenë, duke mbledhur përfaqësues të të gjitha institucioneve pjesëmarrëse nga Austria dhe vendet e përfshira nga Evropën Juglindore.
Institucioni i cili do të organizojë rezidenën e kolektivit Haveit në Vjenë është Kunsthalle Exnergasse.
