Helen Miller dëshiron të luaj për Fast & Fourious

НАЈНОВИ ВЕСТИ

Helen Miller ka thënë se do të dëshironte shumë që të jetë pjesë e njërit nga filmat Fast & Furious, dhe e ka konsideruar si arritje të saj të madhe nëse do të luante në atë film.
Përderisa filmi Fast & Fourious vazhdon të prodhojë seri të reja dhe të jetë i suksesshëm në Hollywood, të gjithë i kanë sytë në përzgjedhjet e reja të aktorëve që do të luajnë në Furious 8.
Njëra nga aktoret më të mira në botë – Helen Mirren, ka shprehur dëshirën që të bëhet pjesë e njërit nga filmat Fast & Furious.
Ajo madje ka shprehur dëshirë që të luajë një personazh negativ. Miller edhe më herët ka luajtur në filma aksion, dhe nuk do të jetë e vështirë që të paramendohet në një të tillë. Aktorja e ka luajtur rolin e një snajperisteje në filmin RED.