Hilari:Do ta mbajë Amerikën në pozitën e liderit të botës

НАЈНОВИ ВЕСТИ

Hilari Clinton ka mbajtur fjalimin e parë në New York në kuadër të fushatës për zgjedhjet presidenciale në vitin 2016.
Ajo i ka porositur mijëra pjesëmarrës që punëtorët mund të besojnë se ajo do të luftojë për ta.
Në fjalimin e saj Clinton e ka përshkruar veten si një mbrojtëse të zjarrtë për të gjithë ata që kanë mbetur prapa pas resekcionit.
Ajo po ashtu ka cituar presidentin aktual Barack Obama dhe ish presidentët Franklin Ruzvelt dhe Bill Clintonin, bashkëshortin e saj duke thënë se e ka pranuar idenë se “progresi i vërtetë dhe i qëndrueshëm që të ndërtojnë bashkë dhe ta ndajnë të gjithë bashkë”.
Në fillim të fjalimit Clinton ka përmendur mundësinë që të bëhet gruaja e parë presidente e SHBA-ve.
Në këtë fjalim Hilari Clinton ka premtuar se do ta mbajë Amerikën në pozitën e liderit në botë dhe se do të parandalojë rreziqet nga sulmet kibernetike nga Rusia, Korea e Veriut dhe Irani, sikurse edhe nga ekstremistët e ISIS-it në Siri dhe Irak.