Seifedin Rezgi i cili javën e kaluar ka vrarë 38 njerëz në plazhin Souse në Tunizi ka pasur një profil të pazakonshëm për një vrasës masiv.
Ai ka adhuruar muzikën Break Dance dhe ka kryer me sukses studimet për elektronikë, ndërsa me veprimet e tij të përgjakshme i ka shokuar të gjithë ata që e kanë njohur.
Ky “terrorist misterioz” i veshur me pantallona të shkurtra të zeza dhe një bluzë , të premten e kaluar zbriti në plazh nga një barkë gome , me një kallashnikov të fshehur në çadër, para se të shtijë në turistë me buzëqeshje në fytyre ku më pastaj është drejtuar për në hotel “Imperial”, ku ka vazhduar me misionin fatal , raportojnë mediat franceze .
E gjitha deri atë ditë për të ka qenë e panjohur, ndërkaq kryeministri i Tunizisë Habib Esid ka thënë se në pasaportën e tij nuk ka pasur të dhëna se ai ka udhëtuar jashtë vendit.
Me origjinë nga Gafur, një qytet i vogël në Tunizinë veriperëndimore, Rezgi ka përfunduar studimet master në Institutin e Lartë të studimeve teknologjike në Keru anu dhe të njohurit e përshkruajnë atë si adhurues i vallëzimit Break dance.
Nisur nga kjo Rezgi rrjedh nga familje normale dhe krejt kjo vihet në pyetje se si një student i diplomuar është bërë vrasës i pamëshirshëm.
Në këtë nuk mund të besojë as edhe babai i tij Hakim Rezgi, i cili jeton në një shtëpi modeste të vogël dhe ka punuar si murator dhe mosbesimin nuk e fshehin as fqinjët, e as xhaxhai i tij Ali (71).
“Për 23 vjet sa i ka pasur asnjëherë nuk ka bërë asgjë të jashtëligjshme. Ka shkuar në studime, ka qeshur, me të gjithë është shoqëruar…si është trajnuar dhe kur? Këtë vetëm Zoti e di. Kjo neve po na mundon”, tha Ali.
Njëri nga kushërinjtë e tij Nizar(32) thotë se Rezgi një ditë para sulmit ka qenë në Gafur ku nganjëherë ka punuar si kamerier që t’i financojë studimet.
“Ka qene normal. Vinte këtu, punonte në kafe, kthehej në shtëpi, ka shkuar në falje dhe pas kësaj ësh të ulur me djemtë në klub.. Krejt Gafur është i befasuar me atë çka ndodhi të nesërmen”, ka thënë Nizar.
Me sa duket , megjithatë, ai vetëm, ka bërë të dukej se jetonte normalisht, siç dëshmohet nga historia e një prej banorëve në qytetin e tij i cili tregon se vitin e kaluar Rezgi ka humbur vëllanë të ciliun ia vrau rrufeja ndërkaq edhe nga Ministria e Punëve të Brendshme thonë se i riu në kohët e fundit ishte më i tërhequr.
Shokët e tij e kanë vërejtur se ai ka praktikuar në mënyrë strikte rregullat fetare dhe se më shumë ka qëndruar i vetmuar, ndërkaq kohën më të madhe e ka kaluar në internet, por as miqve të tij më të afërt nuk ka dashur t’u tregojë se cilat faqe i ka vizituar më shpesh.
“Figaro” e Francës thotë se Rezgi është radikalizuar në Keruan, ku është shoqëruar me xhihadistë salafistë dhe ka ndjekur ligjërata në një xhami.
Gazeta kujton se Keruan para dy vitesh ka qenë qe ndër rekrutimi e grupit islamik Ansar al Shari.
“Telegraf” e Britanisë shkruan se Seifedin në Facebook jo fort moti ka shkruar “Nëse xhihadi është krim, bota duhet ta dijë se unë jam kriminel”.
Por portreti i të riut që ipet nga rrëfimet e shumë njerëzve që e kanë njohur është larg e “ushtarit ë kalifatit” Ebu Jahja el- Kajravanija , siç e ka quajtur organizata islamike ISIS në deklaratën me të cilën e ka marrë përgjegjësinë për sulmin në Sousse .
