Presidenti i Francës Francois Hollande tha se ajo që Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë përgjuar atë dhe dy paraardhësit e tij është e papranueshme.
Franca do të dërgojë një nga zyrtarët e nivelit më të lartë nga shërbimet e inteligjencës, në ShBA ditëve të ardhshme disa ditë pasi që Wikileaks ka raportuar se SHBA-ja ka spiunuar tre presidentë francezë .
“Koordinatori i shërbimeve franceze të zbulimit do të shkojë në Shtetet e Bashkuara,”, ka thënë zëdhënësi i qeverisë franceze Le Fol , transmeton Reuters.
Ai ka thënë se Franca nuk do të tolerojë asgjë që e kërcënon sigurinë e saj.
Në deklaratën nga Pallati Elize, pas një takimi urgjent të Këshillit të Sigurisë së shtetit, Hollande gjithashtu ka thënë se Franca ka ngritur në nivelin më të lartë masat e sigurisë.
Wikiliks ka publikuar dokumente duke thënë se Agjencia e Sigurisë së Amerikës ka spiunuar tre presidentët francezë, Francoise Hollande Nicolas Sarkozy dhe dhe Zhak Shirak nga viti 2006 deri 2012.
