Presidenti i Francës, Fransoa Holland, deklaroi se në rast se nuk zgjidhet kriza e refugjatëve, atëherë do të rrezikohet edhe zona e Shengenit.
Bashkimi Evropian po përpiqet që të zgjidh krizën më të madhe të refugjatëve që nga përfundimi i Luftës së Dytë Botërore, ndërsa Gjermania, Austria dhe Sllovakia kanë rikthyer kontrollet në kufi, masë kjo e cila bie ndesh me parimet e marrëveshjes së Shengenit për lëvizje të lirë.
Holland tha se zona Shengen mund të rrezikohet, nëse nuk hapën qendra për regjistrim, në të cilat refugjatët do të ndaheshin nga imigrantët ekonomik dhe do të mundësohej shpërndarja e tyre nëpër shtetet e Evropës.
Presidenti francez me këtë rast tha se nëse nuk kontrollohen kufijtë e jashtëm të Bashkimit Evropian, atëherë shtetet do të gjejnë mënyra për të rivendosur kufijtë kombëtar.
Holland tha se shtetet evropiane do të jenë të detyruara të rivendosin sërish kalimet kufitare dhe kontrollet dhe ky do të ishte fundi i Shengenit në kuptimin e hapësirës në të cilën është e mundur lëvizja e lirë.
Presidenti francez bëri një parashikim tjetër të zymtë, pasi që tha se ekziston mundësia që shtetet e unionit të mos arrijnë pajtimin për shpërndarjen e 120 mijë refugjatëve, të cilët gjenden aktualisht në Greqi, Itali dhe Hungari./21Media
