Homazhe për Ditën e Çlirimit te Gjakovës

НАЈНОВИ ВЕСТИ

Në gjashtëmbëdhjetë vjetorin e çlirimit të Komunës së Gjakovës, organizimet e Komunës së Gjakovës kanë nisur me homazhe dhe vendosje të kurorave të freskëta me lule në varrezat e dëshmorëve dhe të martirëve, në varrezat e reja të qytetit, Meje dhe Çabrat.
Kryetarja Mimoza Kusari Lila është shprehur se 14 qershori është ditë shumë e rëndësishme për komunën e Gjakovës, pasi ka nisur një epokë e re që është kurorëzuar si aspiratë e popullit shqiptar. Kjo është një ditë që na kujton për angazhimin që duhet bërë për një jetë më të mirë dhe çdoherë të dalim me suksese për ndërtimin dhe zhvillimin e shtetit të Kosovës.