Horoskopi javor (06-12 korrik)

НАЈНОВИ ВЕСТИ

Dashi
Do keni goxha probleme këtë jave juve qe jeni ne një lidhje dhe asgjë nuk ka për te ecur ashtu si keni ëndërruar. Mundohuni te mos ngatërroni as paratë sepse situata mund t’iu dale jashtë kontrollit. Beqaret do kenë një periudhe te zakonshme dhe pa ndonjë surprize te madhe. Gjendja e financave nuk do jete ashtu si keni dashur. Mos dëgjoni miqtë sepse do ju këshillojnë për keq. Shëndeti duhet pasur ne vëmendje gjate gjithë kohës, përndryshe mund te keni shqetësime te mëdha. Kujdes me tepër duhet te bëjnë ata qe kane luhatje tensioni. Ne pune do e arrini atë qe keni dashur gjithmonë dhe do merrni edhe një rritje rroge. Ne familje do jeni te matur.

Demi
Ketë jave do filloje një etape e re ne jetën tuaj ne çift. Klima do ngrohet  mjaft dhe përmirësimet do jene te njëpasnjëshme. Do afroheni me tepër me personin qe keni ne krah. Beqaret do kenë një jave te trazuar. Takimet do jene te shumta, por ata nuk do arrijnë dot te përqendrohen tek dikush pasi kane te tjera probleme. Fatmirësisht gjendja e financave do ketë përmirësime dhe do arrini t’i shlyeni te gjitha borxhet. Me shëndetin nuk do ketë asnjë shqetësim. Do jeni ne forme te mire dhe madje nuk do prekeni as nga sëmundjet sezonale. Ne pune do filloni projekte te reja te cilat mezi i keni pritur. Me këmbëngulje dhe përqendrim do arrini atje ku doni. Jeta familjare do jete e kënaqshme.

Binjaket
Do bëni çdo lloj sakrifice kete javë ju qe jeni ne një lidhje për ta mbajtur zgjuar zjarrin e pasionit. kënaqësitë do jene te njëpasnjëshme dhe do ndiheni si te bekuar nga yjet. Beqaret do kenë disa takime, por nuk duhet kurrsesi te nxitohen sepse mund te keni probleme serioze. Gjendja e financave do ketë goxha përmirësime, por kjo nuk do te thotë qe ju te përfitoni për te kryer shpenzime te njëpasnjëshme. Shëndeti nuk do jete aspak i keq. Duhet bere kujdes vetëm me ushqimin e tepërt sepse mund te shtoni shume ne peshe. Ne pune do jeni te kujdesshëm dhe do mateni disa here para se te hidhni çdo lloj hapi. Jeta familjare do jete e paqëndrueshme dhe here pas here e mbushur me debate.

Gaforrja
Këtë jave do merreni vesh për çdo gjë me atë qe keni ne krah. Te dy do toleroni sa te mundeni dhe do bëni atë qe është me e mira për te dy. Beqaret nuk duhet t’iu besojnë verbërisht personave qe do i joshin sepse kane për t’u lënduar. Mire do jete t’i marrin gjerat shtruar. Gjendja e financave do jete e mbrojtur. Nuk do keni as problemin me te vogël ne këtë sektor sepse edhe me shpenzimet do jeni te kujdesshëm. Shëndeti do vije duke u përmirësuar. Nuk do keni me as dhimbje shpine apo shqetësime nga reumatizma. Ne pune do keni arritje te mëdha qe do ju habisin edhe juve vete. Shume gjera do marrin drejtimin e duhur. Familja pa asnjë problem.

Luani
Jave e favorshme dhe e begate kjo për ata qe janë ne një lidhje. Do dini t’i respektoni mendimet e njeri-tjetrit dhe do kërkoni falje për gabimet e se shkuarës. Ne mes te javës mbrëmjet do jene te nxehta. Dielli do jete planeti me i favorshëm për beqaret. Ai do i nxisë ata te jene me te hapur dhe te pranojnë ftesat qe do ju bëhen. E ardhmja me pas do jete ne dorën e tyre. Te ardhurat do jene te paqëndrueshme. Merrni masa pa arritur gjendja te përkeqësohet me tepër. Për te kontrolluar gjendjen shëndetësore duhet te bëni analiza dhe te kujdeseni për ushqimin. Ne pune do i arrini me shpejt nga sa kishit menduar objektivat dhe do ndiheni mire. Me familjaret do përballeni hapur dhe do mundoheni t’i zgjidhni problemet.

Virgjeresha
Nen ndikimin e madh te planetëve këtë jave do e forconi edhe me tepër dialogun ne çift dhe do flisni hapur për çdo gjë. Do i lini pas krahëve problemet e se shkuarës dhe do mendoni vetëm për te ardhmen. Beqaret do kenë veçse mundësi për aventura kalimtare, asgjë me shume sesa aq. Ne planin financiar duhet te merreni me tepër me sistemimin e gjerave sepse po i late pas dore mund te keni tronditje. Shëndeti për fat te keq do ketë goxha shqetësime. Konsumoni me shume proteina dhe me pak yndyrna. Ne pune do keni ide origjinale qe do vlerësohen nga te gjithë. Do hidhni goxha hapa para dhe do ndiheni krenare për veten. Me familjaret me ne fund do pajtoheni.

Peshorja
Do mbylleni ne vetvete gjate gjithë kësaj jave ju te dashuruarit dhe nuk do ruani komunikimin me partnerin. Marrëdhënia ne çift do lere shume për te dëshiruar. Beqaret duhet te bëjnë atë qe do ju thotë zemra nëse nuk duan te mbeten me te njëjtin status. Ne planin financiar dhe  dini mire si t’i bëni llogarite dhe gjendja do mbetet goxha e mire. Mund te kryeni edhe disa transaksione. Gjendja shëndetësore do lere për te dëshiruar. Mund te keni probleme me qarkullimin e gjakut dhe do ndieni dhimbje. Ne pune do bëni mire te mos nxitoheni, por t’i hidhni hapat një e nga një. Ne këtë mënyrë do e kontrolloni me mire veten. Jeta familjare do jete gjithë kohës e kënaqshme.

Akrepi
Jave jo e mire kjo për ata qe janë ne një lidhje. Nuk do ndiheni aspak mire ne krahët e partnerit dhe ne çdo moment do debatoni ashpër me te. Po vazhduat me këtë sjellje do i jepni fund çdo gjeje qe keni krijuar. Beqaret nuk do arrijnë dot te përqendrohen pas një personi sepse do ju pëlqejnë shume persona njëherësh. Ne planin financiar nuk do e stabilizoni dot vete situatën kështu qe kërkoni ndihme nga specialistet. Me shëndetin tregohuni me te kujdesshëm. Mund te keni luhatje tensioni dhe dhimbje shpine. Beni sa me pare një vizite. Ne pune gjerat do ju ndërlikohen aq shume saqë nuk do dini nga t’ia mbani. Ne familje duhet te tregoheni me te përgjegjshëm.

Shigjetari
Venusi, përendesha e dashurisë do ndikoje pa fund ne jetën tuaj ne çift. Ajo do ju nxite te tregoheni me te dashur dhe t’i shprehni me tepër ndjenjat tuaja. Beqaret kësaj here do jene me shume fat dhe do fillojnë një lidhje tejet te qëndrueshme. Gjendja e financave do ketë probleme serioze nëse shpenzoni me sy mbyllur edhe për gjera qejfi. Kurseni qe te keni te sigurte edhe te ardhmen. Shëndeti fatmirësisht do jete i mire. Nuk do keni me as shqetësimet e hershme me këmbët apo me barkun. Ne pune do hidhni goxha hapa para dhe do bëni xheloze shume persona. Tregohuni te kujdesshëm sepse disa do mundohen t’iu ngrënë kurthe. Ne familje do keni probleme serioze.

Bricjapi
Jave fantastike kjo për ata qe janë ne një lidhje. Nuk do mendoni aspak për problemet qe mund te keni ne pune, por do dashuroheni ashtu si ta ndjeni. Beqaret duhet te mendojnë për te ardhmen dhe jo te fillojnë aventura kalimtare te cilat nuk do i çojnë askund. Ne planin financiar gjendja do jete shume here me e mire se disa kohe me pare dhe do mund te kryeni edhe investime te mëdha. Shëndeti mund te ketë probleme te vogla here pas here. Kujdesuni me tepër dhe mos e teproni me lodhjen. Yoga është ajo qe duhet ta praktikoni sa me shpesh. Ne pune do jeni te pandalshëm dhe do arrini shpejt atje ku keni planifikuar. Bravo! Jeta familjare do ketë vetëm disa probleme te vogla.

Ujori
Jeta juaj ne çift do jete e animuar dhe mjaft e ngrohte për ata qe janë ne një lidhje. Do i kaloni vështirësitë qe keni pasur dhe ne fundjave atmosfera do jete akoma me e ngrohte. Do dashuroheni me pasion. Beqaret duhet te tregohen te kujdesshëm sepse po bëni gabime do vuajnë mjaft ne te ardhmen. Financat nuk do jene aspak te mira. Nëse te afërmit nuk do ju ndihmojnë keni për te mbetur pa asnjë para ne xhep. Gjendja shëndetësore do jete e shkëlqyer.  Do keni rezistence te mire fizike dhe morale. Ne pune do ndryshoni drejtimin, por kjo ne fakt do sjelle përfitime me te mëdha. Do realizoni projekte me rëndësi. Ne familje do keni mosmarrëveshje te forta.

Peshqit
Jave mjaft harmonike do jete kjo e sotmja për te gjithë ata qe janë ne një lidhje. Nuk do ndiheni aspak mire ne krahët e partnerit sepse ai gjate gjithë kohës do mundohet t’iu kontrolloje dhe do ju kritikoje. Beqaret do realizojnë plot takime, por vetëm disa do ju duken me interesante se te tjerat. Mire do jete te mos i lënë ata persona t’iu ikin nga duart. Ne planin financiar gjendja do jete goxha delikate. Nuk do dini për çfarë t’i përdorni me pare paratë qe do keni. Gjendja shëndetësore gjithashtu do lere për te dëshiruar. Çlodhuni here pas here dhe konsumoni me shume lëngje. Ne pune do vazhdoni ta çoni me tej projektin e nisur me herët. Jeta familjare do mbetet e mire.