Dashi
Periudhe e mrekullueshme kjo për ata qe janë ne një lidhje. Pranë partnerit do përjetoni kënaqësi te paimagjinueshme kështu qe shfrytëzojeni sa te mundni çdo çast. Beqaret do jene me te hapur dhe do dini çfarë hapash te hedhin. Ka mundësi qe jeta t’iu ndryshoje duke filluar nga dita e mërkurë. Gjendja e financave do mbetet e qëndrueshme gjithë kohës. Do jeni me te organizuar dhe do dini çfarë hapash te hidhni. Edhe shëndeti do vije duke u përmirësuar. Nuk do keni me asnjë lloj shqetësimi. Ne pune do i keni idetë e qarta dhe do dini çfarë rruge te ndiqni. Ka mundësi t’i arrini te gjitha objektivat. Jeta familjare do jete e kënaqshme. Do merreni vesh për çdo gjë me ta.
Demi
Priten ndryshime rrënjësore ne jetën tuaj ne çift gjate kësaj jave. Do ndiheni te bekuar nga yjet ju qe jeni ne një lidhje dhe emocionet do jene te paimagjinueshme. Beqaret do jene optimiste dhe nuk do ndalen derisa ta arrijnë atë qe duan. Ëndrrat me te bukura do ju plotësohen me ne fund. Ne planin financiar nuk do ketë aspak probleme. Do jeni te matur dhe do kujdeseni për çdo shpenzim qe do kryeni. Për shëndetin nuk do keni për çfarë te shqetësoheni. Do jeni dinamike dhe nuk do keni shqetësime aspak. Kujdes duhet te bëjnë vetëm ata qe mund te vuajnë nga sëmundje serioze. Ne pune mendojeni me te mirën dhe me te keqen para se te veproni. Vetëm ne këtë mënyrë nuk do keni probleme. Me familjaret do kuptoheni mire dhe nuk do keni mosmarrëveshje.
Binjaket
Yjet nuk do kenë ndikim pozitiv tej jeta juaj ne çift gjate kësaj jave dhe here pas here do lindin mosmarrëveshje te forta me partnerin. Mundohuni te zgjidhni çdo gjë me qetësi e maturi. Beqaret do kenë një periudhe harmonike gjate se cilës do realizojnë plot njohje interesante. Shfrytëzojeni gjithsecilën. Me financat do bëni mire te mos tregoheni te pamatur sepse situata mund t’iu dale jashtë kontrollit. As gjendja shëndetësore nuk do jete aq e mire sa ju keni pritur. Mund te keni shqetësime nga barku ose nga koka. Mos merrni medikamente pa folur me pare me mjekun. Ne pune do bashkëpunoni fort me koleget dhe do arrini atje ku keni dashur. Për familjen nuk do keni për çfarë te shqetësoheni.
Gaforrja
Jeta juaj ne çift do jete e mrekullueshme gjate gjithë kësaj jave. Te gjitha planet qe keni bere me herët do ju realizohen dhe do ndiheni te plotësuar. Beqaret duhet t’i peshojnë mire gjerat para se te veprojnë sepse vetëm kështu nuk do e lëndojnë veten. Ne planin financiar do jeni me shume fat. Gjendja do vije duke u përmirësuar dhe do kryeni edhe ndonjë shpenzim me tepër se zakonisht. Shëndeti do lere për te dëshiruar. Mund te keni shqetësime nga kurrizi dhe duhet patjetër te bëni një vizite tek mjeku. Ne pune do keni ide te mira dhe do i mahnitni shefat me arritjet. Do merrni jo vetëm vlerësime pozitive, por edhe shpërblime. Jeta familjare do jete e qete e pa probleme.
Luani
Do afroheni edhe me shume me partnerin tuaj këtë jave dhe do jeni gati te bëni çdo gjë qe te ndiheni te dy palët sa me mire. Emocionet do jene te forta. Beqaret do bëjnë mire te tregohen te arsyeshëm ne mënyrë qe ta gjejnë personin e duhur. Po u nxituat keni për te vuajtur gjithë kohës. Financat do varen nga mënyra sesi ju do i menaxhoni te ardhurat. Po kryet shpenzime te pamenduara keni për te mbetur me xhepat bosh. Shëndeti mund te ketë vetëm disa probleme te vogla. Nuk do bëni një gjumë te qete dhe kjo do ju stresoje pa fund. Ne pune do i kaloni shpejt vështirësitë dhe gjendja do vije duke u përmirësuar dalëngadalë. Jeta familjare do jete e kënaqshme.
Virgjeresha
Mundohuni te tregoheni sa me te arsyeshëm këtë jave ju qe jeni ne një lidhje sepse përndryshe do keni goxha probleme me partnerin tuaj. Beqaret do mërziten mjaft sepse nuk do arrijnë ta bëjnë për vete personin qe kane pëlqyer prej kohesh. Ne planin financiar situata nuk do ketë e keqe, por gjerat mund te marrin tatëpjetën nëse shpenzoni pa u menduar asnjë moment. Kujdes! Shëndeti nuk do jete as i keq, por dhe as ne gjendjen me te mire te mundshme. Ushqehuni mire dhe bëni pak ushtrime fizike. Ne pune do keni një surprize te madhe e cila do ua ndryshoje përgjithmonë rrjedhën e jetës. Ne familje do jeni me aktive dhe marrëdhënia me ta do përmirësohet.
Peshorja
Heshtja do jete gjeja me e keqe qe mund te bëni këtë jave ju te dashuruarit. Ne këtë mënyrë nuk do mund t’i zgjidhni dot mosmarrëveshjet dhe atmosfera do jete e zymte. Beqaret do jene me ne humor dhe do arrijnë te bëjnë për vete personin e përshtatshëm. Shume gjera kane për te qene ndryshe tashme. Ne planin financiar do jeni me fat dhe do m und te kryeni edhe investime te konsiderueshme. Gjendja shëndetësore nuk do jete ashtu si ju keni dashur. Do vuani nga pagjumësia gjithë kohës. Pini kamomil ose mente sepse do ndiheni me mire. Ne pune problemet do jene te njëpasnjëshme dhe nuk keni për te arritur atje ku doni. Jeta familjare do jete e këndshme.
Akrepi
Jupiteri, planeti i fati, do e ndikoje gjithë kohës jetën tuaj ne çift. E gjithë java do jete e mbushur me emocione dhe kënaqësi te papërshkrueshme. Shfrytëzojeni çdo sekonde sikur te ishte e fundit. Edhe beqaret do kenë një dite te animuar dhe te mbushur me takime interesante. hapjani zemrën atij qe do pëlqeni. Financat nuk do jene te këqija, por nëse shpenzoni shume te mëdha mund te keni edhe probleme serioze. Shëndeti nuk do ketë as shqetësimin me te vogël, përkundrazi do jeni ne një forme për t’u adhuruar. Ne pune askush dhe asnjë nuk do ua ndale vrullin. Do i ngjitni dy e nga dy shkallet dhe do përjetoni kënaqësi te paimagjinueshme. Jeta familjare do ketë përmirësime.
Shigjetari
Periudhe mjaft e ngrohte kjo për te dashuruarit. Do i shprehni me tepër ato qe ndjeni dhe do jeni te gatshëm ta toleroni here pas here partnerin tuaj. Edhe beqaret do kenë sukses ne dashuri dhe do e ndryshojnë rrjedhën e jetës. Një etape e bukur do filloje për ju. Situata financiare do ndryshoje rrënjësisht. Do keni me shume te ardhura te cilat do i menaxhoni me kujdes. Shëndeti mund te ketë probleme pas ditës se marte. Shikoni mire ku shkelni sepse mund te bini dhe te dëmtoheni. Ne pune do merrni rezultate shume te mira edhe pse nuk keni bere aq përpjekje sa iu janë kërkuar. Do ndiheni mire me veten tuaj gjithsesi. Me familjaret do keni debate te vogla.
Bricjapi
Dielli do ua mbroje gjate gjithë javës jetën sentimentale. Do krijoni një klime te ngrohte dhe do i shprehni pa mbarim ndjenjat. Edhe ata qe kane pasur probleme do ndihen me te qete. Beqaret duhet te mendohen mire para se te hedhin çdo lloj hapi, sepse nga veprimet e momentit do varet gjithë e ardhmja. Gjendja e financave do jete tejet delikate. Do ju duhet te merrni hua ne mënyrë qe te arrini te kryeni shpenzimet me te nevojshme. Me shëndetin nuk do keni asnjë lloj problemi. Do ndiheni te qete dhe do keni energjinë e duhur ne shume momente. Ne pune duhet te reflektoni disa here para se te merrni vendime me rëndësi. Mos luani me te ardhmen. Për familjen duhet te përkujdeseni me tepër.
Ujori
Disa probleme financiare ka rrezik te sjellin stuhi ne jetën tuaj ne çift. E gjithë java do jete e mbushur me probleme dhe mosmarrëveshje. Beqaret do bëjnë mire t’i shprehin ndjenjat sa me pare sepse po qëndruan te hedhur disa persona te tjerë do ua rrëmbejnë personin qe pëlqeni dhe keni për te vuajtur tej mase. Me shpenzimet mundohuni te tregoheni sa me te matur ne mënyrë qe gjendja te mbetet e mire. Shëndeti do jete delikat ditët e para, por shume shpejt do e rifitoni energjinë e munduar dhe do jeni me dinamike. Ne pune do investoni shume ne mënyrë qe gjendja t’iu përmirësohet. Do lodheni pak, por rezultatet do ju çlodhin menjëherë. Familja mjaft e qete
Peshqit
Yjet do e ndërlikojnë jetën tuaj gjate gjithë kësaj jave. Do jeni kokëfortë dhe aspak tolerante, prandaj për çdo gjë do konfliktoheni ashpër. Beqaret do jene gjithë kohës te shpërqendruar dhe nuk do mund te përfitojnë nga mundësitë qe do iu jepen. Financat jo vetëm qe do stabilizohen, por shume shpejt do ketë edhe përmirësime te situatës. Mund te fitoni edhe ndonjë lotari. Shëndeti, për fat te mire, do jete i shkëlqyer. Do jeni energjike dhe do kujdeseni me tepër për veten tuaj. Ne pune do i arrini te gjitha objektivat qe i keni vene vetes dhe do ndiheni për mrekulli. Do jeni krenare për veten dhe do merrni edhe disa shpërblime. Jeta familjare mund te ketë vështirësi.












