Horoskopi javor (7 – 13 shtator 2015)

НАЈНОВИ ВЕСТИ

Dashi
Lidhja juaj ne çift do përforcohet edhe me shume gjate kësaj jave. Me maturi dhe mençuri do arrini t’i zgjidhni problemet dhe do ndiheni te qete. Beqaret nuk duhet te bëjnë sakrifica ekstreme vetëm për te bere për vete dike. Nuk është vetëm dashurie e rëndësishme ne këtë jete. Financat nuk do jene ne një gjendje te qëndrueshme kështu qe duhet te bëni kujdes me çdo lloj shpenzimi qe do kryeni. Shëndeti do ketë disa tronditje te vogla. Merrni masa pa qene shume vone. Ne pune do jeni guximtare dhe këmbëngulës. Me pak mund do arrini atë qe keni menduar. Disa kolege te vjetër do iu japin mbështetjen e tyre. Ne familje do mbizotërojë gjithë kohës tensioni.

Demi
Do jeni te gatshëm te bëni lëshime ndaj partnerit tuaj këtë jave dhe gjithçka do shkoje me se miri. Bashkëjetesa për ata qe janë ne një shtëpi do jete edhe me e mire. Për beqaret ka shume gjasa qe një miqësi e vjetër te shndërrohet ne një dashuri te madhe. Mos i mbyllni portat e zemrës. Ne planin financiar duhet te tregoheni te matur dhe te hiqni disa lek mënjanë. Shëndeti do ketë disa probleme te vogla. Mund te keni dhimbje barku apo koke kështu qe merrni masa. Jeta profesionale do kaloje neper disa pengesa, por me durim mund t’ia dilni mbanë. Disa miq do iu mbështesin gjithë kohës. Jeta familjare do jete e qëndrueshme.

Binjaket
Pas një periudhe te gjate se bashku me partnerin, këtë jave do mendoni t’i bëni gjerat me serioze. Do ndiheni edhe vete me te rritur e me te pjekur. Beqaret do kenë mundësi veçse për aventura kalimtare, asgjë me tepër sesa aq. Financat nuk do jene te këqija megjithatë nuk duhen kryer shpenzime për gjera qejfi ndërkohë qe do keni nevoja te tjera. Gjendja shëndetësore do jete e mire, madje nuk ka për t’iu munguar as energjia. Edhe ata qe kane pasur shqetësime do ndihen disi me te qete. Ne pune do keni progres te madh nga një jave me pare. Do ndiheni mjaft krenare për veten tuaj. Marrëdhënia ma familjaret do ketë disa probleme te vogla.

Gaforrja
Se bashku me te dashurin tuaj do krijoni një klime sa me te ngrohte ne çift gjate kësaj jave. Do qëndroni me shume pranë njeri-tjetrit dhe do tentoni te flisni edhe për tema delikate. Për beqaret instinkti do dale mbi arsyen dhe kjo mund t’i çoje drejt gabimit. Mos kërkoni te merrni mollën e ndaluar. Situata financiare do konsolidohet mjaft fale ndihmës qe do iu japin disa miq. Shëndeti nuk do jete i mire nëse bëni një jete te paqëndrueshme dhe frekuentoni lokalet e natës. Pagjumësia dhe ndotja e ambienteve do shkaktojnë probleme. Ne pune nuk duhet t’i neglizhoni detajet e vogla sepse ato mund te bëjnë ndryshimin. Jeta familjare nuk do përbëjë problem.

Luani
Për pjesën me te madhe te çifteve kjo jave do jete e qete dhe aspak problematike. Nëse keni ndonjë dyshim mbi te ardhmen ne çift është mire te flisni hapur me partnerin. Beqaret here do kenë dëshirë te krijojnë një lidhje sa me pare dhe here do iu pëlqejë jashtëzakonisht pavarësia e te qenit vetëm. Ne përgjithësi do jete te paqarte. Ne planin financiar nuk duhet te tregoheni impulsive dhe te pamatur me shpenzimet sepse pas pak kohesh do filloje një periudhe me e vështirë për ju. Shëndeti nuk do ketë asnjë ndryshim nga një jave me pare. Ne planin profesional ka ardhur koha te mblidhni te gjitha forcat dhe te përballeni me vështirësitë. Ne familja do mbizotërojë harmonia.

Virgjeresha
Këtë jave do i shtoni dozat e fantazisë ne çift dhe do përjetoni emocione me te mëdha. Ne asnjë moment nuk do mërziteni sepse ai qe dashuroni do iu gjendet gjithmonë pranë. Beqaret duhet te tregohen te matur dhe te mos veprojnë para se te mendojnë. Do pendoheni shume shpejt. Financat nuk do jene shume te qëndrueshme sepse do iu duhet me patjetër te bëni disa blerje te mëdha sidomos për veshje. Shëndeti do jete përgjithësisht i mire. Nëse ne ndonjë nga ditët ndiheni te lodhur pini çaj kamomili para se te flini. Ne pune do jeni te fiksuar për ta realizuar sa me shpejt atë qe dëshironi dhe do ia dilni. Ne familje do mbizotërojë paqja.

Peshorja
Jave goxha e tensionuar kjo për ata qe janë ne një lidhje. Do jeni xheloze për partnerin dhe here pas here do bëni skena te cilat nuk do i pëlqejnë aspak atij. Kujdes, mos i prisni gjerat me dorën tuaj. Beqaret do pëlqejnë tej mase dike, por konkurrenca do jete e forte. Gjithsesi yjet këshillojnë te mos dorëzoheni deri ne momentin e fundit. Asnjëherë nuk i dihet. Financat nuk do jene problematike, megjithatë mire është qe ne çdo moment te tregoheni te matur dhe te kujdesshëm. Shëndeti mund te ketë probleme te vogla. Do ndiheni pa fuqi ndonjë dite dhe mesi do iu zërë gjumi. Ne pune do jeni me te mirët. Edhe me familjen nuk do keni asnjë mosmarrëveshje.

Akrepi
Gjate kësaj jave stabiliteti do mbizotërojë ne jetën tuaj ne çift. Nuk do ketë me debate te forta apo zënka për gjera te kota. Te dy do tregoheni me tolerante dhe te kuptueshëm. Beqaret, ndryshe nga me pare do tregohen te matur para se te hedhin çdo lloj hapi. Ne planin financiar duhet t’i vendosni vetes disa frena sepse përndryshe nuk keni për t’ia dale dot. Shëndeti nuk do jete shume i mire. Disa do preken nga gripi ndërsa disa te tjerëve do iu acarohet fyti. Situata profesionale do filloje te konsolidohet dhe do jeni me te sigurte pe rate qe doni te bëni ne te ardhmen. Gjithçka do shkoje sipas planeve. Familja do ketë një vend te rëndësishëm për ju.

Shigjetari
Edhe pse me vështirësi, do bëni çmos qe te ndryshoni sjellje përkundrejt partnerit tuaj këtë jave. Do i jepni me tepër rëndësi dialogut dhe bashkëpunimit me njeri-tjetrin. Beqaret do kenë takime pa fund, por asnjeri nuk do i emocionoje aq shume sa për te filluar një lidhje. Ne planin financiar pritet një periudhe me fat. Shfrytëzojeni për te investuar atje ku duhet. Fatmirësisht imuniteti juaj do jete i mire dhe nuk do keni asnjë ankese. Edhe ata qe kane vuajtur nga ndonjë alergji do kenë përmirësime. Ne pune perspektivat do jene te mira. Do filloni projekte te rëndësishme te cilat do ua përmirësojnë mjaft pozicionin. Ne familje duhet te kultivoni tolerancën.

Bricjapi
Marrëdhënia juaj me partnerin do përforcohet mjaft gjate kësaj jave. Do i shmangni çdo debat me te edhe pse te shumte do jene personat qe do kërkojnë t’ua prishin planet. Beqaret do vazhdojnë te përzgjedhin dhe nuk kane për te krijuar asnjë lidhje. Ne fakt do bëni gabim qe do iu bini me shkelm gjithë atyre mundësive te mira. Me financat do keni probleme. Dëgjojini këshillat e me te mëdhenjve dhe mos shpenzoni pa analizuar mire situatën ne te cilën ndodheni. Shëndeti nuk do ketë probleme te mëdha, megjithatë për çdo gjë drejtohuni tek mjeku. Ne pune do ndërmerrni iniciativa dhe nuk do dekurajoheni me humbjet e vogla. Jeta familjare pa probleme.

Ujori
Tregohuni sa me te arsyeshëm këtë jave ne jetën tuaj ne çift ne mënyrë qe te mos bëni gabimet e se shkuarës. Duhet here pas here te toleroni dhe te hapni rruge. Beqaret nuk duhet te mbyllen ne vetvete nëse duan te ndryshojnë status. Shprehini pëlqimet apo ndjenjat qe keni për dike. Financat do jene pak me te mira, por jo ne gjendjen e dëshiruar. Me pak kujdes mund te arrini te zgjidhni disa probleme te vogla. Shëndeti nuk do jete i mire. Qe ditët e para mund te keni dhimbje stomaku. Shmangni sa te mundni dietat strikte. Ne pune do jete periudhe plot risi e te mira. Mund t’iu bëhen propozime edhe për një pune te re. Mendohuni mire para se te vendosni. Familja pa probleme.

Peshqit
Ne përgjithësi gjate kësaj jave do mbizotërojë harmonia ne çift. Do e vazhdoni komunikimin dhe bashkëpunimin. Disa do mendojnë edhe për një bashkëjetese. Beqaret do tërhiqen mjaft nga rreziku dhe nuk do iu pëlqejë aspak një lidhje e qete. Ne planin financiar do iu buzëqeshë fati. Do arrini te kryeni te gjitha shpenzimet qe keni dëshiruar dhe buxheti nuk d tronditet. Shëndeti do mbrohet nga te gjithë planetët. Nuk do keni asnjë shqetësim sado te vogël. Situata profesionale do qartësohet edhe me tepër. Do i keni te qarta te gjitha idetë dhe do ecni ne rrugën e duhur. Nga ana tjetër do jeni edhe me te organizuar. Marrëdhënia me familjaret do jete me e mire.