Hoxhaj: Askush s’është i interesuar të jap një pjesë të Kosovës

НАЈНОВИ ВЕСТИ

Në emër të grupit parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës Enver Hoxhaj tha se në kuptimin politik kanë të bëjnë me shënjimin e vijës kufitare mes dy shteteve dhe në këtë kuptim askush nuk mund ta shënjoj një kufi në mënyrë të njëanshme.
Ai theksoi se askush nuk është i interesuar as të dhurojë një pjesë të Kosovës, por askush nuk është i interesuar as ta pranoj një pjesë të territorit të Kosovës.
Hoxha shtoi se kufijtë e dikurshëm krahinor shndërrohen në kufij ndërshtetëror dhe vija kufitare me Malin e Zi ka një kontinuitet prej vitit 1945.
“Vija kufitare të cilën e ka përcaktuar Komisioni është në përputhje me Kushtetutën e vitit 1974”, tha Hoxhaj.
Po ashtu, sipas Hoxhajt shënjimi i vijës kufitare me Malin e Zi është edhe në bazë të marrëveshjes së Ahtisaarit që është marrëveshje ndërkombëtare.