Hoxhaj e merr në mbrojtje shefin

НАЈНОВИ ВЕСТИ

Ish ministri i Jashtëm i Kosovës, Enver Hoxhaj, ka reaguar ndaj shtetit të Bosnjës pas ndalimit të Zëvendëskryeministrit Thaçi për të marrë pjesë në përvjetorin e Srebrenicës.
Në Twitter, Hoxhaj është shprehur ashpër duke thënë se “Bosnja fatkeqësisht nuk ka politikë të pavarur të brendshme dhe të jashme, dhe fatkeqësisht është peng i Serbisë”.
“Ndalimi i Hashimt Thacit për të marrë pjesë në shënimin e përkujtimit të Srebrenicës tregon se Bosnja është ende duke vepruar si vend i nënshtruar ndaj Serbisë” ka shkruar Hoxhaj.
Vetëm të premten pasdite u mësua se zëvendëskryeministrit dhe ministrit të Jashtëm të Kosovës, Hashim Thaçi, i ishte ndaluar pjesëmarrja në Bosnjë.