Si rezultat i dobësimit të aktiviteteve solare të diellit, Evropa e Veriut dhe pjesët lindore të Shteteve të Bashkuara të Amerikës do të përballen me dimra shumë më të ashpra, dëshmon rezultati i një hulumtimi të ri.
Gjatë dekadave të ardhshme pritet dobësimi i aktiviteteve solare të diellit, gjë që mund të rezultojë me dimra shumë më të ashpër në pjesët veriore të Evropës dhe pjesët lindore të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, dëshmon rezultati i një hulumtimi të ri.
Dielli gjatë dekadave të fundit është në periudhën e aktiviteteve të larta, por një ekip i hulumtuesve britanikë dhe amerikanë besojnë se tani gjasat janë prej 15 deri në 20 për qind që të pasojë një periudhë e aktiviteteve më të dobëta gjatë katër dekadave të ardhshme, fenomen që njihet si “minimumi i madh solar”.
Dielli në një fazë të tillë të dobët ka qenë edhe nga viti 1645 deri në vitin 1715, e njohur si minimumi Maunder, e që ka pasur pak ndikim në klimën globale, për ka qenë e ndërlidhur me dimra të acartë në Evropë./21 Media
