Hungarezët mbështesin ngritjen e rrethojës në kufi me Serbinë

НАЈНОВИ ВЕСТИ

Pjesa më e madhe e qytetarëve të Hungarisë mbështesin vendimin e Qeverisë së tyre për ngritjen e rrethojës në brezin kufitar me Serbinë, dëshmoi rezultati i anketës më të re, të bërë nga Agjencia për hulumtimin e opinionit publik, Sazaveg.
Sipas rezultatit të anketës, 61 për qind e të anketuarve mbështetën vendimin për ngritjen e rrethojës së përkohshme, me qëllim të ndaljes së valës së imigrantëve ilegal.
27 për qind e të anketuarve u shprehën kundër, ndërsa 12 për qind e të anketuarve nuk u përgjigjën fare.
Anketa dëshmoi se qëndrimi i të anketuarve për rrethojën në masë të madhe varët nga preferencat e tyre politike./21 MEDIA/