Hungaria dërgon 3.800 ushtarë në kufirin me Serbinë

НАЈНОВИ ВЕСТИ

Në kufirin jugor me Serbinë, Hungaria ka vendosur 3.800 ushtarë, kurse detyra e tyre është që të punojë në ndërtimin e gardhit rrethues përgjatë kufirit, transmeton Anadolu Agency (AA).
Ministri i Mbrojtjes i Hungarisë, Ishtvan Shimiçko për mediat hungareze theksoi se çdo ditë po ndërtohen rreth 10 kilometra të gardhit rrethues.
Të mërkurën është nisur iniciativa “veprimi vendimtar 2015”, ku parashikohet që ushtria hungareze së bashku me forcat e policisë të sigurojnë kufirin, për shkak se sipas Shimiçka, “nuk është i mjaftueshëm vetëm gardhi”.
Sipas informacioneve të fundit, Hungaria planifikon të përfundojë ndërtimin e gardhit katër metra të lartë dhe 175 kilometra të gjatë përgjatë kufirit me Serbinë deri më 31 tetor të këtij viti. Në këtë mënyrë planifikojnë zvogëlimin e fluksit të emigrantëve në vendin e tyre,shkruan AA.
Policia hungareze ka thënë se gjatë ditës së djeshme kanë arrestuar 3.266 refugjatë të cilët kanë kaluar ilegalisht kufirin. Në mesin e të arrestuarve shumica janë qytetarë të Afganistanit dhe Pakistanit, theksojnë mediat hungareze.