Hungaria mund të mbyllë kufirin me Serbinë

НАЈНОВИ ВЕСТИ

Hungaria mund të mbyllë plotësisht kufirin me Serbinë, për të ndaluar fluksin e migrantëve në territorin e saj, ka paralajmëruar kryeministri hungarez, Viktor Orban.
“Nuk është e drejtë të na dërgojnë migrantë. Duhet t’i ndalojnë në territorin serb”, ka thënë Orban. Ai po ashtu ka thënë se është planifikuar një takim me autoritetet serbe në fillim të muajit korrik. / 21MEDIA