Hungaria ndërton murin e përkohshëm në kufi me Serbinë

НАЈНОВИ ВЕСТИ

Qeveria e Hungarisë ka marrë sot vendimin për ngritjen e murit të përkohshëm në brezin kufitar me Serbinë, për të ndalur valën e imigrantëve ilegal.
Ministri i Jashtëm i Hungarisë, Peter Sijarto, deklaroi sot se Qeveria në Budapest ka marrë vendimin për ngritjen e një rrethoje të përkohshme në brezin kufitar me Serbinë dhe atë sa më shpejtë që të jetë e mundur, për të ndalur hyrjen e imigrantëve ilegal në vend.
Sijarto tha se duhet të ndryshohen disa ligje para fillimit të ndërtimit të rrethojës dhe nuk qartësoi se kur do të fillojë ndërtimi.
Ai më tutje shtoi se ndërtimi i murit nuk është një çështje dypalëshe me Serbinë, duke theksuar se marrëdhëniet mes Budapestit dhe Beogradit kurrë nuk kanë qenë më të mira.
Sijarto tha se në Hungari këtë vit kanë hyrë mbi 61 mijë imigrantë ilegal, pothuajse që të gjithë nga territori i Serbisë./21 Media